• |
ide | kryesore

Lotito kundërshton Tare për trajnerin: “Kupa e Italisë ose lamtumirë”. Inzaghi tani në duart e Strakoshës

Sport



Humbja në shtëpi me Chievo rrezikon të lërë pasojë të rënda tek Lazio. Presidenti Lotito (i tërbuar pas ko në Olimpico) ka lënë të kuptohet qartë nga Simone Inzaghi, se për të shpëtuar pankinën në fund të vitit duhet të fitojë patjetër Kupën e Italisë. Edhe për këtë arsye skuadra është kthyer të stërvitet në ditën e Pashkës, sepse të mërkurën është gjysëmfinalja e kthimit kundër Milan.

Sipas asaj që bën të ditur Il Messaggero, Lotito fajëson Inzaghi për disa zgjedhje teknike e mungesën e vendosmërisë së Lazio në ndeshjet kundër Spal, Sassuolo, Milan e Chievo. Një trend që rrezikon ti dështojë objektivin Champions, por edhe atë Europa League: ja përse një sukses në Kupën e Italisë (në rast fitore vlen kualifikimin) do të ishte dyfish i rëndësishëm.

Një vizion, ai i presidentit lacial, që bie në kundërshtim me atë të Drejtorit Sportiv, Igli Tare, që vetëm pak javë më parë foli për një “histori dashurie të pafund” mes Lazio e Simone Inzaghi. Tekniku tashmë është në duart e Thomas Strakoshës, portieri që ka qenë një një elementët decizivë të bardhekaltërve, e që kundër Milan do të ketë shumë punë për të bërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *