Mes të vdekurve ka amerikanë, britanikë dhe holandezë. Bëhet fjalë për 39 turistë të vdekur dhe 28 të plagosur. Autoritetet bëjnë me dije se 7 persona janë arrestuar për këto ngjarje.
Policia deri tani ka zbuluar 87 detonatorë të tjerë në vend. Sipas autoriteteve këto sulme kanë qenë të koordinuar. Pista kryesore e hetimeve bie mbi grupet terroriste islamike. Ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmin.
Në Colombo, kryeqytet, u goditën tre hotele dhe një kishë. Viktima ka pasur nga sulmet në një kishë në qytetin Negombo dhe Batticaloa, në lindje të vendit.
Qeveria e Sri Lankës ka vendosur të shpallë gjendjen e shtetrrethimit nga ora 18:00 me orën lokale (14:30 me orën tonë). Gjendja e emergjencës vazhdon ende. Lajmin e bën me dije e përditshmja Navami. ©Lapsi.al
eh kjo feja e paqes
Ja kane marre doren te gjithe,do mbajne nga nje fjalim qe i denojne keto sulme terroriste dhe mengjezi eshte njelloj.
I vetmi ‘rob zoti’ qe ngaterron miletin edhe mbas 2020 vjetesh!
Na mbyti llumi
Edhe Presidenti Meta e denoi terrorrizmin dhe beri thirrje per qetesi dhe dashuri.