• |
ide | kryesore

Përgjaken Pashkët, 290 të vrarë nga sulmet terroriste në Sri Lanka

Kryesore, Planet



Pashkët në Sri Lanka janë kthyer në një tragjedi të vërtetë. 207 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 500 janë plagosur. Janë shënjestruar të krishterët vendin ishullor.
Daily Mail raporton se 8 shpërthime të forta janë dëgjuar afër hoteleve dhe kishave të personave që kanë hedhur veten e tyre në erë.

Mes të vdekurve ka amerikanë, britanikë dhe holandezë. Bëhet fjalë për 39 turistë të vdekur dhe 28 të plagosur. Autoritetet bëjnë me dije se 7 persona janë arrestuar për këto ngjarje.

Policia deri tani ka zbuluar 87 detonatorë të tjerë në vend. Sipas autoriteteve këto sulme kanë qenë të koordinuar. Pista kryesore e hetimeve bie mbi grupet terroriste islamike. Ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmin.

Në Colombo, kryeqytet, u goditën tre hotele dhe një kishë. Viktima ka pasur nga sulmet në një kishë në qytetin Negombo dhe Batticaloa, në lindje të vendit.

Qeveria e Sri Lankës ka vendosur të shpallë gjendjen e shtetrrethimit nga ora 18:00 me orën lokale (14:30 me orën tonë). Gjendja e emergjencës vazhdon ende. Lajmin e bën me dije e përditshmja Navami. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Ja kane marre doren te gjithe,do mbajne nga nje fjalim qe i denojne keto sulme terroriste dhe mengjezi eshte njelloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *