• |
ide | kryesore

SHBA angazhohet për pastrimin e kimikatit toksik në Vietnam

Planet



Shtetet e Bashkuara kanë filluar një operacion pastrimi prej disa miliona dollarësh në një bazë ajrore amerikane në Vietnam ku është mbajtur një kimikat shumë toksik. Agjenti portokalli ishte një herbicid i fuqishëm që përdorej për të shkatërruar bimësinë në mënyrë që njësitë ushtarake amerikane të kontrollonin zonat ku fshiheshin luftëtarë të Vietnamit të Veriut.

Programi me vlerë 183 milionë dollarë po zbatohet në dalje të qytetit Ho Çi Min, 40 vjet pas përfundimit të luftës. Baza ishte një ndër objektet më të mëdha të magazinimit të këtij kimikati.

Shtetet e Bashkuara kanë spërkatur Vietnamin e Jugut me 80 milionë litra nga kimikati Agjenti Portokalli nga 1962-1971 për të shkatërruar zonat ku gjenin strehim dhe ushqim guerrilasit komunistë.

Ky kimikat mendohet se shkakton kancer dhe defekte në lindje dhe ka dëmtuar disa breza vjetnamezësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *