• |
ide | kryesore

Sulme terroriste në të dielën e Pashkëve, 156 viktima e 500 të plagosur në Sri Lanka

Planet, Të fundit



Rreth 156 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmeve terroriste këtë të dielë, ditën e Pashkëve, duke shënjestruar të krishterët në Sri Lanka.

Sipas Daily Mail, 8 shpërthime të forta janë dëgjuar afër hoteleve dhe kishave të personave që kanë hedhur veten e tyre në erë.

Rreth 500 të tjerë mendohet se janë plagosur. Mes të vdekurve ka amerikanë, britanikë dhe holandezë.

Zyrtarët bëjnë me dije se të paktën 45 vetë janë vrarë në Colombo, ku tre hotele dhe një kishë u goditën, 67 janë vrarë në sulmin e kishës në Negombo, në veri të kryeqytetit dhe 25 persona kanë humbur jetën në një kishë në qytetin e Batticaloa, në lindje të vendit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *