• |
ide | kryesore

Të humbur në det, shpëtohen 2 peshkatarë në Vlorë

Lajme, Të fundit
Anija-Oriku-600x450.jpg



Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit, të cilët kishin dhënë alarmin për ndihmë.

Dy peshkatarët u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.

Peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

Nuk dihet ende avaria që mund të kenë pësuar ata në det të hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *