• |
ide | kryesore

Video/ Digjet Selaniku: pas 34 vjetësh PAOK është kampion i Greqisë

Sport, Video



Pas 34 vjetësh Paok Selanik është përsëri kampion i Greqisë. Një fitore madhështorë 5-0 kundër Levadiakos, ka bërë që Paok të fitojë matematikisht titullin kampion, në distancë të 5 pikëve nga Olympiacos, një javë nga mbyllja e kampionatit.

Për skuadrën e drejtuar nga Razvan Lucescu, djali i Mircea, ky është një kampionat i jashtëzakonshëm ku selanikasit nuk njohin asnjë humbje, por vetëm katër barazime, duke arritur kështu titullin e tretë në histori. Festa e cmendur e titullit kampion ka nisur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, me tifozët që kanë vërshuar në rrugët e qytetit, duke e ndezur natën, në mënyrën që ata dinë…




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *