• |
ide | kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Tërhiqen turqit, hapet gara ndërkombëtare

Lajme, Të fundit



Së shpejti do të hapet gara për të ftuar investitorë në ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me këtë aeroport ka përfunduar afati ligjor për koncesionin që në shtatorin e vitit të kaluar. Ministria konfirmon zyrtarisht se për ndërtimin e kësaj vepre do të ketë një garë ndërkombëtare.

Nuk do të jenë më turqit ata që do të marrin përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sikurse ishte deklaruar një vit më parë me entuziazëm nga kryeministri Edi Rama. Nuk dihet se përse nuk është përmbyllur marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare.

“Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës.” 

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gara do të përmbajë kushtet e ndërtimit, operimit, transferimit për kompaninë që do të dalë fituese. Kjo kompani që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite e më pas do ta transferojë veprën në pronësi të shtetit shqiptar.



5 Comments

  1. Me siguri kjo ndodhi nga fakti qe organizmat europiane do shqyrtonin menyren e dhenjes me PPP te ketij aeroporti nga qeveria per turqit.

  2. Ceshtje një vend
    ku cdoKUSh
    Vjen mbush thaset- iken?
    Droge – Jorruosion-Pastrim parash,
    Pra Xhungel- PARAJSE
    per Kriminalet Mafioze
    Mu ne mes te EuropesPlake….

    Holanda etj. qahet për rrjedhojat ne Holande etjere.
    Po s, I bo zemra te shikoje ne sy realitetin ne Shqiperi….
    U duhet nji Inshore parajsore
    Parive te PlakesKrv.

  3. E keni nigjo gjo bashoMujin te sokellije per aferen turke?

    ? nuk kina marrëveshje te mcefet, kina pakt te hapur : nji here une-tjetren ti.
    Njeri dore Lan tjetren….

  4. Ndertimi i aeroportit te Vlores eshte thjesht ceshtje pastrimi parash pasi nuk ka fare rentabilitet apo sic i thone te huajt fizibilitet.Shqiperia eshte vend mjaft i vogel dhe transporti brendeshem ajror ka kosto te larte . Po aty nuik ka rendesi cfare ka fizibilitet apo jo, por si te pastrosh leke apo ti vjedhesh ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *