• |
ide | kryesore

“Arbitri i VAR po pinte kafe”: Ibrahimovic nuk i trembet dënimit: “Unë jam Mls”

Sport



Në fushë vazhdon të jetë deciziv me zhurmë golash e jashtë fushës nuk bën asgjë për të fshehur egon e tij të pafund. Pas ndeshjes mes Los Angeles Galaxy e Houston Dynamo, Zlatan Ibrahimovic ka shpërthyer tërbimin e tij kundër arbitrit të VAR, fajtor sipas suedezit se akordoi një penallti për miqtë shumë të kontestuar sepse faulli dukej se ishte bërë jashtë zonës. Pavarësisht fitores 2-1 të skuadrës së tij, që erdhi falë golit të tij, Ibra u shfaq para gazetarëve tepër i nervozuar: “Folëm edhe herën e fundit: arbitri mund të bëjë një gabim në fushë, por kush është lart, apo kudo qoftë, duke e parë me përsëritjen no… E shfaqën edhe kur po e shihnim ne e dukej që faulli ishte jashtë zonës që do të thotë nuk ishte penallti”.

“Nuk dua të ankohem shumë – ka shtuar suedezi – por sipas meje arbitri po pinte kafe ndërsa ndodhi ajo që ndodhi e ndaj nuk e ka parë. Arbitri as nuk shkoi ta shikonte. Nuk e di nëse është cështje ego”. E në fund batuta epike që nuk mund ti mungojë kurrë një si Zlatan: “Nuk dua të jem shumë kritik, ta ekzagjeroj ose dicka e tillë, sepse Mls mund të më dënojë, por unë jam Mls kështu që ska problem“ deklaroi gjiganti me një buzëqeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *