• |
ide | kryesore

Kulisat / Ç’fshihet pas goditjes së fortë për heqjen e vizave nga Holanda ?

Arkiva, Kryesore



Ka nisur një debat edhe mes vetë shumicës së majtë për mënyrën se si duhet komentuar votimi i Parlamentit Holandez për rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati, që është shndërruan në një zë të arsyeshëm brenda mazhorancës, ka replikuar në distancë me propagandën që po përdor qeveria për të justifikuar këtë goditje të fortë ndaj saj : « do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez… » ka shkruar Bushati në Facebook.

Duket se rreagimi i tij vjen pas përcaktimit të vijësjelljes së qeverisë për ta zhvlerësuar votimin si një objekt i politikës së brendëshme hollandeze. Zyrtarë të kabinetit Rama janë shfaqur këto ditë nëpër ekrane për të treguar statistika se kriminaliteti shqiptarë nuk përbën problem për vendin e tulipanëve pasi ai është i papërfillshëm. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë një interviste televizive për “Vizion Plus” deklaroi se : “Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë së Holandës, rezulton se në vitin 2016 janë numëruar 710 shqiptarë të dyshuar për veprat penale. Në vitin 2017, shtoi ai, ky numër ka zbritur në 499 dhe në 2018 vazhdojë rënia me 476 të dyshuar për vepra penale. Në total shqiptarët përfaqësojnë vetëm 0.2% të totalit të veprave penale ku dyshohet se janë të përfshirë” këmbënguli ai duke dashur të justifikoi si politik vendimin e parlamentit holandez.

Akoma dhe më keq, boria propaganidistike e qeverisë, Top Channel filloi akuzat ndaj Holandës si një vend i kriminalizuar.


E gjithë kjo vijë sjelljeje erdhi pas qëndrimit të Edi Ramës në kuvend i cili e konsideroi si lojë elektorale aktin e fortë të parlamemntit holandez. “Nëse ata kanë arritur në konkluzionin, që, duke i bërë shqiptarët gogol marrin më shumë vota, se do t’i mbrojnë njerëzit nga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikë e tyre” u mbrojt kryeministri.

Por, kjo logjikë argumentuese e qeverisë lë shumë gropa në arsyetim

Së pari po kur krimi shqiptar qenka kaq i papërfillshëm në Holandë pse na zgjodhën ne si mish për top ?

Thjesht sepse na ra lapsi pasi u duhet për efekte elektorale do të përgjigjeshin propogandistët e Ramës.

Po mirë, nëse kishin nevoja zgjedhore pse nuk futën dhe malazezët, serbët, maqedonasit, boshnjakët, por vetëm ne – shtrohet pyetja tjetër?

Mjafton vetëm kjo pyetje për të kuptuar se kriminaliteti shqiptar ka një « meritë » më shumë në raport me vendet fqinje që gëzojnë privilegjin e lëvizjes së lirë.

Dhe kjo meritë duhet qëmtuar në sferat e larta të shteti dhe të policisë. Ata pak njerëz që e njohin botën e lidhjeve kriminale e dinë shumë mirë shprehjen : « Filan drejtor policie e emëruan çunat e Amstërdamit ». Ata e dinë po aq mirë se vetëm krerët e policisë antidrogë nuk dalin kurë nga sistemi kushdo që të jetë në pushtet.

Pra, ndryshe nga sa pretendon qeveria, reagimi holandez nuk është as racist, as vetëm për qëllime elektorale. Ai lidhet me informatat e tyre se tentakulat e bosëve shqiptarë të drogës shtrihen deri në majat e pushtetit në Tiranë. Ata e dinsë se kush i mbron dhe kush i jep leje ndërtimi për të pastruar paratë.

Në këtë kuptim, po, vendimi i Holandës nuk është punë 2%, por akt politik, për një qeverisje që nuk bashkëpunon në goditjen e krimit.

Dhe megjithëse e kanë të qartë se heqja e vizave është një mision i pamundur, deputetët holandezë votuan masivisht për të. Për të dhënë një sinjal të qartë se ata janë në djeni se kush është partner në Tiranë, me ata që kontrollojnë drogën në Amstërdam.

Ai është një sinjal politik edhe në prag të vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Jo më kot ish ministri i jashtëm, që i njeh mirë kulisat e lojës së europianëve ka ngritur pyetjet retorike: “Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar? Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening?

©Lapsi.al



12 Comments

  1. KETU ESHTE BERE MUTI MULLAR . KRIMINELI ESHTE POLITIKANI DHE ANASJELLTAS . KETU KRIMI ESHTE VETE POLITIKA , PRANDAJ DHE KERKUAN HOQJEN E VIZAVE .

    1. Qe te dale ne mbrojtje te fashisteve hollandez i biri i jashteligjshem i R. Alise, down-i homo ditzi banania braziliane, eshte normale se i bashkon lgbd.

  2. A ME DUKET QE HOLLANDA QENKA KTHYER NE REVIZJONIST SI AMERIKA DIKUR KY TELEVIZOR DUHET ME I Q.. ATE TE BLUSHIT DHE PRONARES KETA MASKARENJE KOMUNISTET TE POSHTER SORIST ORGJOSIST

  3. Kur Holanda ishte pro negociatave per super hajdutin dhe super drogen Edvin rama ishte qeveri e mir eee e tash qe thot Holanda se ky KM esht karteli i droges qenka shtet i keq eee jooooo shum turp ke kemi ne qeveri ne, njerez te pa pergjegjshem, turp 1000 her turp???

  4. Ju qe merakoseni per qendrimin ndaj Hollandes perse nuk beni te njejtin reagim per qendrimin mbani ndaj Amerikes o shpellare te qyteteruar!?

  5. I paemer qe meresh me shpellaret , siç duket ke pas shume shpellare rrotull shpise dhe fisit. I urren siç duket sepse ti do fisi dhe familja me shume seç duhet
    Good luck o fis q.m!!!

  6. Une e shof edhe keshtu: hollanda merakoset se paret qe fitohen ne tregun e tyre investohen ne shqiperi (dmth gradacelat). Ne vend qe te investoheshin perseri ne hollande, apo te pastroheshin atje (me 45%) e te hynin paret ne xhepat e bankierve hollandez e per rrjedhoje te politikaneve te atij vendi.
    Ju kujtohet qendrimi I hollandes perkundrejt lazaratit ne kohen e berishes? Mall I mire, cmim I lire, u merakosen kuqot.

    1. c’fare je duke thene o injorant..Me ke flet , apo me ca nga idiotet e PS ne qofteri!Po flasim per Hollanden e jo per Tepelenen..Kur degjon njerez si ti , vjen ne mendje qe ne i meritojme politikane dhe shtet te tille..

      1. Ja nje pergjigje tipike njerezish me xixa. Shaj e fyej e perqesh. Thua se mendimi kundra mendimit te ketij steriotipi, nuk ekziston.

  7. Pergjigjja eshte shume e thjeshte. ( duke bere pyetjet)

    Cilit biznes hollandez po i nxihet jeta ketu ne shqiperi ?
    Cfare ju ishte premtuar hollandezeve para 3 vitesh se do te merrnin me monopol , dhe ne fund ja drodhen fjalen ?

    NDIQNI PARANE dhe do kuptoni qe cdo levizje politike eshte mbulese per interesa ekonomike.

    Eshte e vertete qe shqiptaret tani kane marre ne dore portin e Roterdamit per hyrjen e droges , eshte e vertete qe shqiptaret jane bere furnizuesit kryesor ne Amsterdam ( me shumice) ,, por kjo nuk eshte arsye per kete veprim te rende politik. Ne fund te fundit po nuk qene shqiptare ne krye te ketyre aktiviteteve kriminale do te jene Turq, Ruse, Marokene etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *