• |
ide | kryesore

Basha në Kolegjin e Kryetarëve: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se zgjedhjet lokale pa opozitën janë farsë. Ai shtoi se opozita nuk do të lejojë që zgjedhjet t’i organizojë krimi.

Sipas Bashës, zgjidhja e vetme për këtë situatë është qeveria e re tranzitore.

“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që zgjedhjet në Shqipëri t’i organizojë dhe diktojë krimi. Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet.

Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysëm, Gjykata e Lartë nuk funskionon, Prokuroria e Përgjithshme ështe e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo.Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi”. “Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës.”– është shprehur Basha.

Këtë fjalë Basha e mbajti nga Kolegji i Kryetarëve, i cili edhe vendosi për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte, si dhe mbajtjen e protestës së ardhshme të madhe më 11 maj.

©Lapsi.al 



7 Comments

  1. Une ve bast koken qe ne sondazhin e ardhshem ne Ora News opozita do dali minorance . Kjo si rrjedhoje se nje dore do ta japi i gjati ine (duke paguar kompanine ) por nje dore po ja jep edhe ti vete me lojen me te pakuptimte qe po luan . Shpresoj te gaboj por di te them se po luan shume ndyre .

  2. Ky shume shpejt del nga skena,ky kujton se e ka privatizuar opoziten,ky loqe nuk kupton qe opozite ben kushdo qe ja ka qefi,ne ukraine fitoje nje komedian,ku ishte opozita ne ukraine,per kete pune ti vazhdo mbaj celsat e kashtes,se magazinat do i menaxhojne te tjeret,eshte i shame me liber shpie ai qe do meret me komentin tim

  3. Ky sokellites QEPALLTAR
    Qe te bëhet LIDER I zgjidhjes se kriza me ndryshim Sistemi (jo thjeshte ritacion qe KY te hypi ne fron, pra)
    duhet te dale te deklaroje:
    ? Uuuuuunë do hiqem menjane ne momentin qe do e nxjerr në krye punen.
    Pastaj te udheheqe himnin:
    Prej lufte veç ai largohet….

    Po s’e ben ene pak,
    Do mbetet sokakeve tu sokelli….
    Edhe CA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *