• |
ide | kryesore

Britney Spears del nga klinika psikiatrike, fotografohet krah të dashurit

Paparazzi, Slider



Britney Spears është fotografuar për herë të parë pas daljes nga klinika e psikiatrisë, ku u shtrua muajin e kaluar pas disa problemeve me shëndetin mendor. Ajo shoqërohej nga i dashuri i saj Sam Asghari, kur doli nga hoteli Montage në Beverly Hills të dielën pasdite, gati një muaj pasi u shtrua në spital. 37-vjeçarja kishte veshur një fustan të kuq, megjithatë nuk dukej në formën më të mirë gjatë përballjes me paparacët që po e prisnin jashtë. Partneri i saj Sam dukej protektiv ndërsa qëndronte para Spears, duke e mbrojtur atë nga blici i aparatit të fotografëve. Britney Spears vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale. Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *