• |
ide | kryesore

Dëshira e Meghan dhe Harry të zhvendosen drejt Afrikës

Paparazzi, Slider



E gjithë bota e di dashurinë që Princ Harry ka për Afrikën dhe duket se këtë dashuri ia ka “injektuar” edhe dukeshës Meghan Markle.

Herë pas here ata e kanë vizituar vendin në fjalë duke ndenjur disa ditë me radhë, mirëpo së fundmi çifti dëshiron që të zhvendoset në Afrikë për një periudhë të gjatë.

Por askush nuk i do atje për një arsye shumë të thjeshtë!

Ekspertët e sigurisë kanë ngritur shqetësime lidhur me koston e mbajtjes së tyre të sigurt, e cila është marramendëse.

Duke qenë se Meghan është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe Afrika siç të gjithë e dimë nuk është vendi më i sigurt i botës për të sjellë në jetë një fëmijë, pikëpyetjet që lidhen pikërisht me sigurinë janë të mëdha.

Kësisoj, në mënyrë që edhe Princ Harry dhe Meghan me foshnjën të jenë mirë, nevojiten 1 milion paund.

Në këtë të fundit përfshihen shpenzimet e tyre, përkujdesi mjekësor, rrogat e oficerëve që dërgohen në Afrikë posaçërisht për sigurinë e çiftit, etj.

Ndërkohë e gjitha kjo shifër shkakton një tendosje në buxhetin e mbrojtjes mbretërore dhe kjo është një çështje shumë delikate.

Thuhet se arsyeja përse Harry dhe Meghan dëshirojnë që të qëndrojnë disa muaj në Afrikë lidhet më shumë me bamirësinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *