• |
ide | kryesore

Dita ndërkombëtare e Tokës, “Green Politics” fushatë për mbrojtjen e mjedisit

Planet



22 prilli shënon ditën ndërkombëtare të tokës, kur qytetarë nga mbarë globi mblidhen për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta që mbahen në emër të mbrojtjes së mjedisit. Përmes një angazhimi sistematik, një grup individësh kanë formuar lëvizjen ambientaliste “Green Politics” (“Politikat e gjelbra”) që i përkushtohet ndërgjegjësimit të njerëzve mbi efektet e ndryshimeve klimaterike, dobive të luftimit të ndotjes plastike dhe mbrojtjes së specieve të rrezikuara nga zhdukja.

Nevojshmëria për pasjen e një dite dedikuar tokës u artikulua nga aktivisti i zotuar për promovimin e paqes, Xhon MekKonwll-i, në vitin 1969 në një konferencë të mbajtur në San Fransisco nga Organizata “bijë” e Kombeve të Bashkuara të specializuar për kulturë, edukim dhe shkencë (UNESCO ). MekKonwll-i synonte të përnderonte tokën dhe konceptin e paqes, në ditën që përkonte me nisjen e pranverës në hemisferën veriore, 21 mars 1970.

Por, dita e tokës do të zinte fill vetëm një muaj më vonë, më 22 prill të 1970-s, kur senatori amerikan, Gejlord Nelson, konkretizoi idenë e MekKonwll-it pas katastrofës së madhe ambientaliste në Santa Barbara të Kalifornisë, ku pati një rrjedhje masive nafte në det. Nisma tejkaloi Atlantikun dhe mori përmasa globale në vitin 1990, kur nisi tradita e organizimit të eventeve të posaçme në Evropë dhe në qindra shtete të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *