• |
ide | kryesore

Fierza në gjendje alarmante, liqeni mbulohet nga mbeturinat (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Mbetje plastike, qese plastmasi, drurë e deri mbetje spitalore, kanë mbuluar Liqenin e Fierzës. Në pamjet që sjell AbcNews shihen dhe varkat e peshkimit që peshkojnë mes mbetjeve.

Në dy periudhat e vitit në pranverë dhe në vjeshtë ka prurje të shumta në liqenin e Fierzës. Drin i Bardhë e Drin i Zi, dy lumenjtë kryesorë që e furnizojnë liqenin marrin me vete ç’të gjejnë përpara. Të dy lumenjtë burimet dhe pjesën më të madhe të shtratit të tyre e kanë jashtë territorit të Shqipërisë e që përshkojnë qytete të tëra të Kosovës si Peja, Deçani, Istogu, Gjakova e rrethinat e Prizrenit.

Një popullsi që kalon thuajse gjysmë milionë banorë, pa llogaritur Drinin e Zi që kalon në Maqedoninë e Veriut. Në Kukës thonë se e kanë të pamundur të menaxhojnë situatën. Ndërsa institucionet e tjera shtetërore duken të pashqetësuar para këtij “SOS”-i mjedisor.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *