• |
ide | kryesore

Goditet Ariana Grande gjatë performancës në Coachella (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Ariana Grande e humbi fare toruan  gjatë performancës së saj në “Coachella 2019” mbrëmë, pasi një person nga publiku e goditi me limon. Fansat e saj janë të bindur se ishte një mbështetës i Beyonce-s, pasi pretendojnë se Ariana u pagua më shumë se Queen Bey. Megjithatë ajo nuk e priti mirë kur dikush e goditi me limon dhe ndaloi performancën e saj:

“Ja ç’ndodh ngaqë dikush nga ju më goditi me limon, dreq”, u shpreh këngëtarja para se të dilte nga skena duke i lënë të gjithë të heshtur.

Por pak minuta më pas ajo u rikthye si një profesioniste duke nisur hitin e ri, NASA.

Ariana, 25 vjeç, e mbylli “Coachella 2019” në Ditën e Pashkëve me një surprizë pasi solli Justin Bieber në skenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *