• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas, fijet që lidhin tre grupet kriminale

Lajme, Të fundit

Në grabitjen e 9 Prillit në pistën e Aeroportit të Rinasit u përfshinë tre grupe kriminale, bashkëpunimi mes të cilëve origjinën e ka në Greqi. Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e fundit, Kelment Çala dhe Ilir Kupa u arratisën sëbashku nga burgu i Trikallës, në Marsin e 2013. Pasi u vendosën në Shqipëri, ata vazhduan të kishin të njëjtin aktivitet kriminal, duke kryer disa nga grabitjet me spektakolare.

Grupi i Ilir Kupës u njoh nga autoritet shqiptare si ‘Banda e Babagjyshëve’.

Një e pjesë anëtarëve të këtij grupi u dënuan nga gjykatat, ndërsa personave të tjerë nuk iu provua pjesëmarrja në këto ngjarje, por që kishte informacione që ata ishin pjesë e tyre. Pas kthimit në Shqipëri, personi më aktiv në disa grabitje miliona euroshe ishte Admir Murataj. Në 3 grabitje ku ai mori pjesë arriti të vjedhë rreth 10 milionë euro.
Pjesa me e madhe grupit të tij u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda.  Megjithatë ai nuk u prangos sëbashku me disa anëtarët e tjerë, të cilët dyshohet se ishin grupi i zjarrit që sulmonin blindat me para.

Në grabitjen e 9 Shkurtit 2017 mori pjesë edhe Dash Kupa dhe vëllai i tij Everesti. Sipas prokurorisë, ata kishin në pronësi një piceri në Fushë-Krujë dhe aksioner në këtë biznes sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB, është Ermal Veseli, i vëllai i Oltian Veselit, i arrestuar për grabitjen e fundit.

Ndërsa personi i cili për vite qëndroi në hije në vendin tonë, pas kthimit nga Greqia, ishte Klement Çala. Ai u dyshua se mori pjesë në grabitjet e Qafë-Kasharit, por asnjëherë nuk pati ngritje akuzash për të.

31-vjeçari u arrestua në vitin 2015 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, sëbashku me Alkond Bengasin, një tjetër nga të ndaluarit për grabitjen e fundit në Rinas.

Por Gjykata e Vlorës në fund vendosi ta dënojë me 4 vite shërbim provë edhe pse ai kërkohej nga autoritet greke në atë kohë për arratisjen nga burgu. Sipas hetuesve, personat që kanë mbetur të lirë nga 3 grupet e mësipërme janë bërë bashkë për të kryer ndoshta grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu