• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Pronari i servisit ku u modifikua furgoni: E lashë me qira

Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbulohen në lidhje me supergrabitjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit ku dyshohet se u morën rreth 10 mln euro.

Gazetarja Klodiana Lala ka mundur të kontaktojë me telefon pronarin e servis “Genti” që ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe sjell dëshminë e tij.

Pronari i servisit, shtetasi Gentian Sharra ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

“Nuk kisha kontratë noteriale me të. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”,- ka thënë ai.

Ky servis, siç tha gazetarja Lala është i kyçur tashmë dhe konsiderohet provë materiale për prokurorinë dhe policinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *