• |
ide | kryesore

I vodhi varësen qytetares, arrestohet grabitësi

Lajme, Të fundit



Arrestohet nga patrulla e Policisë Rrugore në Durrës një 31-vjeçar, i cili i kishte grabitur nga qafa varësen e floririt një qytetareje.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë-Krujë, një shtetase ka qenë duke pritur linjën e transportit publik, ndërkohë që i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen, duke u larguar më pas me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *