• |
ide | kryesore

Kolumbi/ Rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 17-viktima

Lajme



Të paktën 17 persona raportohet të kenë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të dielën në pjesën jugperëndimore të Kolumbisë. Rrëshqitja e dheut erdhi pas reshjeve të mëdha të shiut që e goditën këtë rajon, ndërsa autoritetet po i vazhdojnë kërkimet në rrënoja. Rrëshqitjet e dheut janë një fenomen i përhapur  në këtë vend të Amerikës Latine, sidomos gjatë sezonit vjetor të reshjeve.

“Për fat të keq, këto gjëra ndodhin kur i pret më së paku dhe kjo që po e shohim ka ndodhur për shkak të sezonit të reshjeve”, tha kryetari i qytetit ku ndodhi tragjedia, Jesus Diaz. Autoritetet po e largojnë dheun për ta zhbllokuar një autostradë të rëndësishme.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, e vizitoi të dielën qytetin e goditur nga rrëshqitjet e dheut. Ai tha se autoritetet kanë siguruar ndihma mjekësore dhe strehim për njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *