• |
ide | kryesore

Kurioziteti/ Juventus e ka zgjidhjen për të fituar Champions: krah Ronaldo duhet një uellsian

Sport



Joao Felix, Chiesa, Zaniolo, de Ligt, Isco e Marcelo. Janë të shumtë kampionët e talentet që përfliten si përforcime të mundshme të Juventus për merkaton e verës. E të gjithë objektivët, pak a shumë realë, kanë qëllimin e vetëm të forcojnë skuadrën për të kurorëzuar ëndërrën Champions League.

Vetëm se ka një kuriozitet dhe shumë interesant. Bardhezinjtë mund ta kenë garantuar që në janar, për më tepër me parametër zero, njeriun e aftë të thyejë tabùnë: Aaron Ramsey. Mesfushori i Arsenal nuk e ka fituar kurrë kupën prestigjoze, por ka fati të ketë nacionalitetin uellsian. Cristiano Ronaldo, në fakt, në 5 herët që ka ngritur në qiell Kupën me veshë të mëdhenj ka patur gjithnjë në krah një futbollist nga Uellsi.

Ryan Giggs në kohët kur portugezi luante në Manchester United (sezoni 2007-2008) e Gareth Bale në 4 triumfet në 5 vjet me Real Madrid, dnga të cilët 3 radhazi. Kushedi, Ramsey mund të bëjë punë në këtë pikë, sepse edhe bestytnia bën punë ndonjëherë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *