• |
ide | kryesore

Përfundon takimi për themelimin e partisë së re, flet Astrit Patozi

Lajme, Të fundit



Ka zgjatur disa orë takimi në një zyrë në Tiranën e Re ku është themeluar partia “Bindja Demokratike” që pritet të drejtohet nga Astrit Patozi. Në përfundim të takimit ky i fundit tha se të gjitha detajet do të jepen paraditen e së martës.

“Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ne do të kemi nesër një takim me mediat. Nuk kemi asgjë për të fshehur, por as për të folur në këtë moment” – tha Patozi për gazetarët duke u larguar.

Më herët edhe njëri prej themeluesve të tjerë, Fabian Topallaj që pritet të jetë pjesë e kësaj partie tha se të martën do të bëhet regjistrimi partisë në gjykatë dhe në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Ajo nuk pritet të ketë një kryetar partie, por një bord drejtues, por nuk dihet ende përbërja dhe numri i tij. Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqëndruar, por për të marrë vendime kolegjiale. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Në kohë të vështira njerëzit e mëdhenj u venë emrin e tyre lëvizjeve politike dhe kohës, si psh Berisha e Nano, më pas njerëzit e rëndomtë shfrytëzojnë emrin e madh të partive për përfitime individuale, si psh bamir topi…. dhe i fundit astrit patozi.

    Koha, më pas tregon se ata janë thjesht njerëz të rëndomtë.

  2. Po te shihet momenti qe Patozi kerkon te turbulloi situaten e opozites, cdo kushi e kupton, ose krijon nje fare peshtirosje se si ky ish kuader e deputet i PDse, gjate shume kohe pas daljes nga listat e deputeteve te PDse, vazhdon sulmet, prapaskenat, e aludimet me perpunime gazetareske, qe si e si te lincoje partine qe e xhvati per disa vjet te mira, e sot me disa te pa kenaqur, apo qejfe mbetes, apo edhe kameleone, duan te futen si pyke ne partine me te madhe opozitare. Ata e dine mire se si do u shkoi rruga, e karriera, sepse ka shembujt e atyre qe e kane bere me para, por qe te duken se dicka po bejne ne syte e Rames, e qe te kene perkrahjen e tije, gjejne momentin e bejne shfaqie te tilla gazetareske, se parti ato as do ngrejne, e asdo kene jeten e gjate ,Ketyre skutheve cibane te PDse, u duket vehtja se jane dikushi, por ne popull jane askushi. Me kete veprim per ato eshte turpi e faqia e zeze qe do u ngelet ne jete e histori, si turbullues, percares, e te pa karaktershem politik. Patozi ben mire te veshe kostumin qe i bejne komentuesit se i shkon per shtat.

  3. Ka 5 vjet Pazozi që shkon e qaravitet në gazetat e kapura nga Rama, e ata i kushtojnë vëmëndje vetëm që ti bëjnë qejfin Ramës..
    Nuk e kupton i gjori Astrit se elektorati që mund ta ndjekë, është edhe më i vogël se ai i Bamir Topit e kujton se do të mbajë në këmbë partinë e tij, me mediat e Ramës.
    Rama nuk e ka të gjatë o Patoz e kur të bjerë ai, askujt nuk do ti vejë në mënd që të “bindet” me demokracinë tënde provinciale.
    Sidoqoftë, pamvarësisht se zgjodhe rrugën e burracakut duke kujtuar se tani Basha është njëlloj si ti, pasi ka dorzuar mandatin e deputetit, do të shohim se sa shqiptarë dë të votojnë për “bindjen” tënde që është e kufiziuar vetëm tek inati që ke për Bashën, e sa vota do të marë PD nën drejtimin e Bashës.

  4. O LOQE KARE TE Q.. PO PER TY KA SHUME VEMENDJE SE TRADHTOVE IDELET E DEMOKRATEVE NE DITEN ME TE MIRE TE TYRE U BERE ME ORGJISTET RILINDAS DO TE VIJ DITA DHE TI MOS U MERZIT SEPSE 25-VITE KE SHFRYTEZUAR DEMOKRATET TANI JA HEDHE NEN KEMBE RILINDASVE ORGJISTEVE.

  5. Po ti ishe ne PD dhe ke qen me loloja, e tash qa pate more ngordhesireeee, tutje more legen se ty as femijt e tuj qe i ke braktisur s te japin vote, prandaj sa esht heret se te vje ere e rende.

  6. Krahe te vjedhura bujqesise..Ikni e punoni, keni gjetur mire ju te lozni me leket e shqipetareve duke bere “politikanin”…Ik o zgjyre e kap lopaten se na vodhet cdo gje!

  7. Mer shembul Bamir Topin..Vodhi vrere kunder PD.Mori pronat ( vetem te vetat)Krushqi me Gramozin.Si ty Demokrat rilindja ka plot.Ske se cmer..Ke luajtur shume bixhoz e i humbur ke dal

  8. Pritet edhe ajo Partia e Idealeve te Dhjetorit, ose shkurt PIDH.
    Them se do te kishte mjaft votues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *