• |
ide | kryesore

Masakra e Sri Lankës, Kryeministri Wickremsinghe pranon se kishte informacion mbi sulmet

Planet



Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremsinghe, ka urdhëruar nisjen e një hetimi për zbardhjen e shkaqeve të pamundësisë së shërbimeve të inteligjencës për të parandaluar sulmin terrorist të Pashkëve, prejt të cilit mbetën të vrarë të paktën 290 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. Wickremsinghe ndonëse pranoi se qeveria  ishte informuar paraprakisht për sulmin, theksoi se autoritet përgjegjëse për rendin dhe sigurinë e vendit, nuk u janë përgjigjur sinjalizimeve në mënyrë adekuate. “Një hetim ishte i nevojshëm për të gjetur se si u përdor informacioni”, tha kreu i ekzekutivit të Republikës Social-Demokratike të Sri Lankës, duke bërë me dije se hetimi do të prihet nga investigimi i lidhjeve që terroristet lokalë mund të kenë me grupet e tjera ndërkombëtare të këtij lloji.

Mësohet se prej 10 ditësh, policia ka lëshuar një njoftim të inteligjencës tek zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar, ku jepej alarmi për ekzekutimin potencial të një sulmi prej një gurpi islamik në tri kisha përgjatë meshës së kremtimit të Pashkëve. Si target i bombarduesve vetëvrasës ishin edhe tri hotele, që u goditën nga shpërthime të organizuara.

Sipas informacione të komunikuara nga Policia e Sri Lankës, deri më tani janë vënë në pranga 24 persona të dyshuar si autorë të masakrës, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tronditëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *