• |
ide | kryesore

PD mbledh Kolegjin e Kryetarëve, cakton datën e protestës

Lajme, Të fundit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve, ku edhe është diskutuar data e protestës së opozitës. Protesta do të mbahet më 11 Maj, në orën 18:30.

Kjo është protesta e dhjetë e opozitës së bashkuar, ku përmes së cilës opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë mbledhja e Partisë Demokratike ende vazhdon. Kreu i PD-së Lulzim Basha po diskuton me aleatët opozitarë.

1 Comment

  1. Ja u mbajt protesta , dhe çfare ? Ja do bojatiset perseri kryeministria , dhe çfare ? Ja do thithin edhe ca LHL protestuesit , edhe çfare ndodh ? Ku qendron ndryshimi z.Basha ? Po qe se e vazhdon ne kete menyre i gjati ine ka ymer 1000 vjet edhe pse duhet te kishte ikur me kohe . Kesaj i thone bera nje vrime ne uje . z.Basha , shpall programin dhe ndryshimet qe kerkon , ne menyre qe te bindesh njerezit se revolucionin e bejne vete njerezit . Mendoj se keshtu se si po vepron nuk je ne rrugen e duhur ,po na venit edhe ate pak shprese qe na ka ngel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu