• |
ide | kryesore

Perisic shënjstron Juventus: “Mund të mundim këdo”

Sport



Kundër Romës ka rigjetur golin në San Siro dhe është gati për një finale kampionati të nivelit të lartë, pas uljeve e ngritjeve sezonale: Ivan Perisic e di që objektivi i madh është të mbrojë vendin e tretë e duhet bërë edhe kundër Juventus. “Jemi mirë dhe synojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet sepse jemi Inter: jemi të fortë. Duhet të punojmë e të mbyllim sezonin me sa më shumë pikë” ishin fjalët e sulmuesit të krahut kroat për tv zikaltër.

Perisic kthehet të flasë edhe për 1-1 kundër verdhekuqve: “Provuam të fitojmë, por edhe një pikë, për atë që është situata jonë, është positive. Jemi të tretët dhe duhet të vazhdojmë kështu”. Problemi I skuadrës është të konkretizojë rastet e krijuara: “Duhet të përmirësohemi, calojmë në 20 metrat e fundit: vetëm kështu mund të bëhjmë më shumë gola”.

E në prag është ndeshja me kampionët e sapokurorëzuar të Italisë: “I njohim, fitojnë prej tetë vitesh në Itali. Janë të fortë e duan të fitojnë, por kemi forcën për tia dalë. Duam ta mbyllim në vendin e tretë dhe të futemi në Champions League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *