• |
ide | kryesore

Rita Ora në të njëjtën skenë me Travis Scott

Paparazzi, Slider



Turneu evropian i Rita Orës nisë nesër dhe këngëtarja shqiptare do të performojë në skenat e shteteve të ndryshme.

Ajo do të jetë në Itali, Gjermani, Zvicër, Norvegji, Suedi, Islandë, Finlandë dhe Britaninë e Madhe.

“Turneu evropian filloi tani! Sapo lash shtëpinë për dy javë. Po shkojmë #turneubotëroriphoenix”, shkroi Rita.

Por gjithashtu këngëtarja mësohet se do të jetë pjesë e koncertit 3-ditor “Ruisrock 2019”, që do të mbahet në Turku të Finlandës.

 Koncerti do të mbahet më 5-7 korrik dhe ndër emrat kryesorë janë: Travis Scott, Diplo, Troye Sivan apo Future.

Rita Ora do të jetë këngëtarja e vetme me origjinë shqiptare në festivalin e muzikës, ndërsa biletat kushtojnë mbi 300 dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *