• |
ide | kryesore

Roli i 4 të ndaluarve në grabitjen e Rinasit, lëvizjet e grupit

Lajme, Të fundit



Ndërsa orët kalojnë rrethi i të përfshirëve në supergrabitjen e Rinasit sa vjen e bëhet më i madh. Përveç 4 të ndaluarve që po merren në pyetje, dyshohet të jenë edhe të paktën 4 persona të tjerë që kanë ndihmuar në organizimin e saj.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbërthyer edhe rolin që kishin 4 të ndaluarit Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela.

Dy prej të ndaluarve dyshohet të kenë punuar për modifikimin e furgonit me të cilin u krye supergrabitja. Ata e kanë modifikuar në pjesën e përparme dhe i kanë ndryshuar ngjyrën, e kanë lyer me të bardhë si dhe i kanë vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

V.O. nga Fushë Kruja mësohet të ketë ndihmuar grabitësit të largohen nga vendi i ngjarjes me një furgon të dytë. Po ashtu edhe personi i katërt i përfshirë në grabitje është nga Fushë Kruja dhe dyshohet të ketë ndihmuar në grabitje.

Pritet me interes, zbardhja e dëshmisë së të ndaluarve, se kush ua solli furgonin për modifikim? Si u punësuan disa prej tyre në këtë servis? Pasi ka pasur të shoqëruar edhe persona të tjerë, të afërm të Klement Çalës që janë marrë në pyetje, shkruan News 24.



1 Comment

  1. Pirdhni pirdhni se liroheni..kete zgjerojne vetem nje rreth ate te mashtrimit. Mbaroji mashtrimi per ate “maskuesin e hollivudit” qe u vra nga nji plumb qe sgjehet. Fillo varianti i klement cales “kuzhinieri i eurove” dhe si gjithmon klodiana i di te gjitha, gjithcka. Jave e re mashtrim i ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *