• |
ide | kryesore

Romani erotik ku shqiptarët janë “gangsterë” dhe “skllevër seksi”, reagon ambasadori shqiptar në Londër

Lajme



Romani i fundit erotik i autores britanike E.L. James, “The Mister”, që pason ciklin trilogjik “Fifty Shades of Grey”, është bërë shkas për një reagim të ambasadorit shqiptar në Britani të Madhe, Qirjako Qirko, i cili mban një qendrim kritik ndaj portretizimit dhe steriotipizimit që iu bëhet shqiptarëve në historinë e trilluar të librit. Në narracionin e “The Mister”-it, rol qendror luan një pastruese e varfër me origjinë shqiptare, Alesia Demaci, e cila ka rënë viktimë e veprimtarisë kriminale të një grupi bashkëkombësish në fushën e trafikut të qenieve njerëzore.

Në një intervistë për “The Telegraph”, ambasadori Qirko është shprehur se libri krijon abuzivisht përmes përgjithësimit perceptime negative dhe të paqëna mbi shqiptarët, duke u mveshur tiparet e “kriminelëve primitivë”. “Më vjen keq që ekziston i tillë roman që krijon perceptim negativ për vendin tim. Shqiptarët janë njerëz më të mirë dhe më miqësorë nga se portretizohen në atë roman.”- ka komentuar diplomati Qirko duke shtuar se 120 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani, mund të jenë ndier me të drejtë të indinjuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *