• |
ide | kryesore

Ronaldo jep aprovimin për talentin portugez: Juventus i bindet CR7

Sport



Cristiano Ronaldo konfirmohet deciziv në vendimet e merkatos së Juventus, ashtu si parashikohej. Kampioni portugez, sipas të përditshmes ‘A Bola’, ka dhënë aprovimin e tij për blerjen nga Juventus të Joao Felix. Operacioni mund të favorizohet nga ndërhyrja e menaxherit Jorge Mendes. E megjithatë, rruga nuk është e lehtë: Benfica dëshiron klauzolën e zgjidhjes së kontratës (120 milionë) e për talentin portugez është hapur një ankand europian, udhëhequr nga Manchester City, Psg e Real.

Zhgënjimi për eleminimin nga Champions League është ende një plagë e hapur, pavarësisht triumfit të tetë radhazi në kampionat, e tek Juventus po mendojnë ta bëjnë edhe më competitive skuadrën për sezonin e ardhshëm. Mbërritja e Mister Champions, Cristiano Ronaldo, nuk mjaftoi, kështu një tjetër përforcim i rëdnësishëm mund të vijë nga Portugalia. CR7 ka shprehur pëlqimin për bashkëkombasin e tij Joao Felix, duke i hapur rrugën Fabio Paratici për të provuar sulmin.

Fakti që Jorge Mendes kujdeset për interest e xhevahirit të futbollit luzitan është në favor të bardhezinjve, por palët janë akoma larg. Së pari, Benfica pronare e kartonit, është ndalur në kërkesën prej 120 milionë euro. Shumë para, që Manchester City duket i gatshëm ti paguajë, por në ankand marrin pjesë edhe Psg e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *