• |
ide | kryesore

Sfida e të vërtetës: ja çfarë rrezikon Luftëtari kundër Tiranës

Sport



Për Luftëtarin është koha e të vërtetës. Të shtunën në Gjirokastër vjen Tirana kundështari direct në luftën për mbijetesë dhe për skuadrën fituese do të jetë më shumë se tre pikë të fituara. Është e qartë se për momentin që flasim bluezinjtë kanë moralin e lartë, dy pikë më shumë në klasifikim dhe statistika të gjithat në favor. Skuadra e Julian Ahmatajt është dorëzuar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit, në transfertën e Fushë Krujës kundër Kastriotit.

Pa llogaritur faktin që Luftëtari është shfaqur surprizisht në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, duke mundur në të dy ndeshjet Partizanin kryesues, edhe në kampionat në hapësirën mes tyre, bluezinjtë janë një skuadër e konsoliduar, të aftë të shkojnë në gol, por mbi të gjitha të mos pësojnë: vetëm tre gola të pësuar në gjashtë sfidat e fundit, nga të cilat tre i kanë mbyllur me rrjeta të paprekura. Kështu, Ahmataj i ka të gjitha kreditet të luajë ndeshjen vendimtare sipas mënyrës së tij të preferuar: prêt një kundërshtar që ka nevojë për pikë dhe do të detyrohet të mos blindohet prapa, ka qetësinë morale të avantazhit prej dy pikëve më shumë, ka mbështetjen e tifozëve, duke qenë se luan në shtëpi dhe vjen nga një seri positive që i ka krijuar vetëbesim. Ka vetëm një problem dhe që nuk është aspak për tu anashkaluar.

Tirana ka një golavarazh më të mirë në total dhe një fitore e marrë në transfertë, do ta komplikonte keq situatën e gjirokastritëve, nëse shkohet me pikë të barabarta, përplasjet direkte janë në favor të kryeqytetasve ashtu si golavarazhi…ndaj të shtunën statistikat positive të Luftëtarit duhet të marrin konfirmim



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *