• |
ide | kryesore

Sulmet terroriste në Sri Lanka, si reagoi Papa Françesku

Planet
papa.jpg



Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku dënoi ashpër sulmet me bombë gjatë festës së pashkëve në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lankë.

Të paktën 290 persona u vranë dhe 469 u plagosën në serinë e sulmeve me bombë në Sri Lankë.

Papa Françesku gjatë lutjes tradicionale të pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit dënoi sulmet. “Dua t’i shpreh afërsi dha dashuri komunitetit krishter i cili ishte shënjestër e sulmeve në kohën e lutjes dhe të gjitha viktimat e shunës së tmerrshme”, tha Papa Françesku.

Papa gjithashtu u lut për vitktimat dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të plagosurve. Shënjestër e sulmeve me bomba ishin tre kisha në qytetet Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo.

Sulmet ndodhën gjatë festës katolike të pashkëve ndërsa mediat lokale raportojnë se në mesin e të vrarëve ka edhe turistë. BBC raporton se në mesin e të vrarëve janë të paktën 9 të huaj.

Zëdhënësi i ushtrisë së Sri Lankës tha se 8 shpërthime kanë ndodhur në Dematogod në periferi të Colombos.

Gazeta “Daily Mirror” raportoi se me vendim të presidentit të Sri Lankës është shpallur ora policore e cila do të zgjasë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 18:00.

Autoritetet në Sri Lankë përkohësisht kanë mbyllur rrjetet sociale Facebook dhe Intagram si dhe rrjetet e tjera për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme dhe panikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *