• |
ide | kryesore

Tronditet Prishtina, tre të vrarë me armë zjarri

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Siç raporton gazeta “Zëri” ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania”. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqartë, por flitet për krim në familje ku një person vrau fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

“Rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, konfirmoi zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *