• |
ide | kryesore

Vdekja e nënës se re pas lindjes, pranga 2 mjekëve në Elbasan

Lajme, Të fundit



Dy mjekë janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e nënës, menjëherë sapo lindi fëmijën e saj. Në pranga kanë rënë mjeku reanimator Nikollaq Thano, si dhe kardiologu Mehmet Ibaj. Dy mjekët akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur 25-vjeçares Rexhina Debrova.

Edhe pse operacioni ka shkuar shumë mirë, menjëherë pas daljes nga salla, pacientja ka pësuar “suspect trombeoli pulmonare” e ashtuquajtur infarkt mushkërie. Një orë pasi lindi fëmijën, Rexhina Debrova humbi jetën.

25-vjeçarja është shtruar me urgjencë në maternitet dhe në gjendje kritike është futur në sallën e operacionit. Gjendja është përkeqësuar, dhe e reja ka ndërruar jetë. Pas vdekjes së nënës në Elbasan, ka reaguar spitali i qytetit. Në një deklaratë, spitali thotë se e reja pësoi komplikacion dhe mjekët dhanë shërbimin maksimal.



1 Comment

  1. Do kene qene ne protest perballe bashkise ne oren 18 kunder shtetit te krimit.Ne burg jane te gjithe trimat,vetem frikanacet jane jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *