• |
ide | kryesore

Video / Mbappé më i shpejtë se Bolt? Sprint prej 30 metrash me 38 km/h!

Sport



Jo vetëm festa për kampionatin e fituar, i kurorëzuar me një trigolësh. Ndeshjen kundër Monaco të Kylian Mbappé do ta kujtojmë edhe për shpejtësinë e çmendur që lojtari arriti në fushë. Një shpejtësi që bëri të mundur krahasimin me Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit botëror të garës së 100 m, 9″58. Në këtë rast, sprinteri xhamajkan ka një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h, që është më e vogël në krahasim me atë të arritur nga lojtari i kombëtares franceze në sprintin nga mesi i fushës që solli golin e 1-0.

https://twitter.com/feri221b/status/1120049913491001344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1120049913491001344&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmbappe-vrapoi-38-km-h-gjate-aksionit-te-golit-te-tij-te-mrekullueshem-kunder-monacos%2F

Për të thënë të vërtetën, krahasimi mes tyre është i pabarabartë: Bolt në rekordin e tij, i regjistruar në Kupën e Botës 2009 në Berlin, u nis nga starti dhe gjatë avancimit arriti një shpejtësi maksimale më të lartë se Mbappé: 44.72 km / h. Por koha e Mbappé mbetet e jashtëzakonshme për një sortist i cili nuk kryen një përgatitje të veçantë fizike. Për më tepër, një sportist kaq i talentuar me topin, i aftë – me trigolëshin e shënuar ndaj Monako – të arrinte kuotën e 30 golave në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *