• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni festën e çmendur të Dani Alves: zhytje në dhomat e zhveshjes

Sport, Video



Paris Saint germain fiton titullin e dytë kampion radhazi në Ligue 1 e Dani Alves futet gjithnjë e më shumë në legjendat e futbollit botëror. Për 36 vjecarin brazilian, në fakt, bëhet fjalë për titullin e 39° në karrierë, i gjashti në Paris, ndërsa pjesën kryesore (23) i ka fituar me Barcelonën.

E për trofeun e fundit të radhës, mbrojtësi karizmatik brazilian shpiku një festim të ri që u bë menjëherë virale. I shtrirë në dyshemenë krejtësisht të lagur të dhomave të zhveshjes, pas fitores me Monaco, Dani Alves ka simuluar një notim interesant. “Një i çmendur” i ka komentuar në Instagram shoku i skuadrës Kimpembe, që ka sintetizuar me humor mendimin e shumë të tjerëve. Por në fund të fundit, ky është Dani Alves.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *