• |
ide | kryesore

Zemra e madhe e Sterling: do të paguajë funeralin e 13 vjeçarit që humbi jetën nga leucemia

Sport



Raheem Sterling vazhdon të bëjë të flasin për të, me veprimet brenda dhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi i Manchester City ka emocionuar të gjithë Anglinë me gjestin e fundit. Sterling do të paguajë funeralin e lojtarit të të rinjve të Crystal Palace, Damary Daëkins, që humbi jetën në moshën 13 vjec nga leucemia. Sulmuesi i përfaqësueses angleze ishte ndër mbështetësit kryesorë për të gjetur një donator të qelizave staminale, që mund të ndihmonin djaloshin. “Ishte një djalë special, më ka prekur shumë. Një shembull pozitiv për të gjithë, deri në fund”.

Në fakt, si për të vërtetuar feeling që kishte mes Sterling dhe djaloshit, në muajin mars, në fitoren 5-0 të Anglisë përballë Republikës Ceke, Sterling kishte festuar golin duke hequr fanellën e duke treguar një foto ku kishte dalë sa bashku me Damary.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *