• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Juncker: Do të luftojmë “lajmet e rreme” gjatë fushatës

Planet



Me afrimin e zgjedhjeve evropiane që do të mbahen përgjatë intervalit treditor 23-26 maj, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka premtuar se do të luftojë çdo përpjekje për përhapjen e lajmeve të rreme në fushatën për rikompozimin e Parlamentit Evropian. “Nëse qeveritë bëjnë pretendime për Bashkimin Evropian ose Komisionin, të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën, atëherë do të përgjigjemi”, është shprehur Juncker-i në një intervistë të dhënë për gazetën e tretë më të madhe gjermane, “Funke Mediengruppe”.

Sipas Juncker-it, në ndërkohën që u paraprin zgjedhjeve, janë bërë tentativa qoftë nga vendet anëtare të BE-së, si edhe përtej saj për të ndikuar fushatën me manipulime duke transmetuar informacione false. Kreu i KE-së ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur me sanksionet adekuate cënimit të klimës elektorale.

Pjesëmarrja e qytetarëve evropianë në zgjedhjet që bëhen për t’u deleguar përfaqësimin formacioneve të ndryshme politike, ka ardhur gjithnjë e në rënie, në raport të zhdrejtë me fuqizimin e partive euroskeptike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *