Një aksident automobilistik ka ndodhur në mesditë në aksin rrugor Librazhd-Qafë-Thanë. Një kamion i tipit “Mercedes” është përmbysur në afërsi të vendit të quajtur “Xhyre”.
Nga informacionet që disponohen paraprakisht, dyshohet se si shkak i aksidentit së trajlerit të bardhë me targa turke, ka qenë shpejtësia dhe hepueshmëria e ngarkesës së mjetit në kthesë.
Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që nuk raportohet për viktima.