• |
ide | kryesore

Aladini ul tapetin fluturues në Shqipëri, zbulohet platforma më e madhe online në vend

Stil

Gara midis shitjeve dhe shitjeve online është një garë që po thellohet dita ditës. Statistikat mbarë globale po tregojnë sesi shitjet online po revolucionarizojnë tregun, shkurtojnë kohën dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë tregu dhe shitjet lokale po i nënshtrohen internetit në një mënyrë progresive.  Segmenti i shitjeve online në tregtinë me pakicë po njeh rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Nuk është aspak e vështirë që të bëhesh pjesë e sektorit të shitjeve, por mbijetesa është e vështirë, sepse konkurrenca nuk njeh kufij. Sipas studimeve, në vitin 2040, rreth 95% e produkteve do të tregtohen nëpërmjet internetit. Sot ky realitet po merr kuptim edhe në Shqipëri, sepse Grupi Balfin sapo ka publikuar platformën e shitjeve online më të madhe në vend:www.aladini.al .

Aladini është një risi që do i mundësojë shqiptarëve eksperiencën më cilësore të blerjeve në internet dhe gjithashtu do ta bëjë atë shumë të thjeshtë. Kështu që të gjithë blerësit edhe në Shqipëri mund të përfitojnë nga avantazhet që sjell kjo metodë në botë.

Sot në botë janë 1.92 miliardë njerëz që kanë blerë në internet, ndërkohë që për kompanitë në vendin tonë nuk është e lehtë të jenë konkurruese dhe aktualisht në Shqipëri rreth 6000 personanë ditë blejnë në internet. Kjo ndodh për disa arsye:

Nuk blihet në faqet jashtë vendit shumë sepse transporti është i lartë, kostoja rritet ndjeshëm duke shtuar doganën me ligjin e rishqiptar, dhe numri është i vogël i përdoruesëve të kartave për blerjet në internet. Ndërsa platformat brënda Shqipërisë nuk ofrojnë shërbimin dhe produktin e duhur për shkak të mungesëssë eksperiencës apo nevojës së investimeve të mëdha në infrastrukturë, të cilat deri tani kanë munguar.

Aladini duket sikur i ka të gjitha ato që duhen për të futur shqiptarët në trendin e vendeve të zhvilluara. Në vitin 2018 Grupi Balfin bleu DyqanTaxi, kompaninë më të madhe të shitjeve online e cila gjatë vitit të kaluari ka shërbyer mbi 20.000 njerëzve. Kjo eksperiencë tejet e suksesshme online, bashkuar me infrastrukturën solide të Grupit në shitjet e mallrave me pakicë, pritet të krijojë formulën e duhur për një sukses edhe më të madh në një industri të tillë.

Tani DyqanTaxi kalon në një dimension tjetër me imazhin dhe strategjinë e re të Aladini-t. Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar mbi 60 punonjës, të gjithë të dedikuar për të ofruar risi në këtë treg, për ta bërë tregtinë online funksionale edhe për konsumatorin shqiptar.

Risitë dhe lehtësitë që sjell Aladini

Duke parë familjaritetin e vogël që konsumatori ka aktualisht me blerjet online, Aladini ka krijuar lehtësi maksimale për të porositur produktet, pasi nuk ka nevojë për kartë krediti dhe madje për ata që nuk duan të regjistrohen, i mundëson ta bëjnë porosinë edhe nëpërmjet telefonit.

Gjithashtu një risi tjetër që Aladini po sjell është e drejta për të kthyer produktin brënda 14 ditëve. Pavarësisht se kjo është një domosdoshmëri për konsumatorin, pak kompani e ofrojnësot. Tani Aladini e ofron edhe pa patur nevojë për të lëvizur nga shtëpia.

Tjetër risi që po sjell kjo platformë është transporti ekspres. Ky shërbim për Tiranën orfon produkte të cilat mund ti dërgohen në destinacion brënda 3 orëve nga momenti i porosisëklientit.

Këto të reja në shërbim, kombinuar bashkë me fuqinë e shitjes online, i vënë konsumatorit shqiptar në dispozicion plot 20.000 produkte. Duke filluar nga veshjet, kujdesi personal, produktet e shtëpisë, elektroniket, produktet për automjetet e deri tek librat apo bebelinot për fëmijë, të gjitha mund të porositen vetëm me pak klikime nga telefoni. Të gjitha këto me po të njëjtën garanci apo besim të ofruar nga Grupi Balfin, Këto avantazhe duket sedo ta ndryshojnë tërësisht realitetin e shitjeve në internet në Shqipëri.

Tani Aladini është online dhe mund të aksesohet vetëm me një klik.

Aladini është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale si Rolling Hills, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Spar, Neptun dhe Jumbo.

(Artikull Promocional)

4 Comments

  1. eshte dhe i zoti ky o plak , oligarket jane ne te drejzen e tyre ata kafshojne sa her u jepet rasti tjeter pun se ne nuk kemi shtet aq me teper ky i rilindasve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu