• |
ide | kryesore

Alkond Bengasi bashkëpunëtor i drejtësisë, zbërthen grupin e grabitjes në Rinas

Lajme, Të fundit

Alkond Bengasi ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai u mor në polici që prej mbrëmjes së të shtunës për grabitjen në Rinas.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për të riun që njihet ndryshe edhe si kushëriri i “mjeshtrit” të grabitjeve, Klement Çala.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ai ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, se kush janë autorët dhe si ishin organizuar.

Bengo po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja. Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.

Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.

Kush janë të arrestuarit 
I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. I arrestuari tjetër Alkond Bengasi, është kushëri me Klement Calën, ndërsa dy të tjerët Saimir Çela, Renaldo Sula njihen si njerëzit e tij të besuar.

Klement Çala, që njihet si personazh tejet i rrezikshëm jeton në arrati qëprej 2013, krahas krimeve të kryera më herët, në Shqipëri e Greqi, është i dyshuar tashmë edhe për grabitjen e 9 prillit dhe mendohet të ketë patur rol kryesor. Çala njihej për lidhjen e fortë me Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pas grabitjes së dhunshme në aeroportin pasi janë arratisur sëbashku nga burgu i Trikallasë në Greqi.

Klement Cala, nuk është i vetmi nga familja në telashe të mëdha. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Eldi Cala. Listës së të kërkuarve i shtohen edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik.

1 Comment

  1. talletn krymbat e qenefit negjmije dhjerjet e stalinit rama.lesh lleshi ,ruqi,majko,braqe,sadri abazi,rrahman rrahja , balla etj me njeqelizoret e tyre,delet,lopet,derrat,kazanet me e pa kapak,gjelat maje plehut e lloji i pa emer.po leket ne surrel iken apo ne byth te stalinit ,rames,ruqit qe parazitet e tyre te lozin pastaj kush gjemn me shum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu