• |
ide | kryesore

Atentat mafioz, ekzekutohet biznesmeni serbo-boshnjak

Lajme, Të fundit

Një biznesmen i njohur serbo boshnjak është ekzekutuar në atë që mediat lokale e përshkruajnë si ekzekutim në stilin mafioz.

Slavisa Krunic, i cili është pronar i disa bizneseve, përfshi dhe një firmë sigurie private, është vrarë në makinën e tij të hënën, 22 prill, ndërsa po shkonte në banesë në qytetin Banja Luka.

Edhe truproja dhe një prej sulmuesve është vrarë. Ndërkohë shoferi ndodhet në gjëndje të rëndë informon policia.

Ekzekutori i vrare

Policia ka identifikuar ekzekutorin si një vrasës serial i cili ishte dënuar më përpara me 11 vite burg për vjedhje dhe grabitje. Gjithashtu eshte identifikuar dhe një person të dytë si autor në sulm dhe kanë nisur kërkimet për arrestimin e tij

Autorët kanë qenë të pajisur me armë automatike, bën të ditur media, ndërsa nuk është i qartë ende motivi i krimit.

Biznesmeni

Krunic njihej si zë kritik i partisë në qeveri. Disa vite më parë ai publikisht deklaroi se kërcënohej nga dikush që dilte çdo ditë në skenën politike për të shitur bizneset e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu