• |
ide | kryesore

“Bindja Demokratike” dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t’u regjistruar si parti

Lajme, Të fundit

“Bindja Demokratike” dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t’u regjistruar si parti politike. Pritet që pas këtij veprimi, kjo forcë e re politike të regjistrohet dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot është afati i fundit i regjistrimit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Pjesë e “Bindja Demokratike” pritet të jenë pjesa më e madhe e atyre, që në 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kërkuan largimin e Lulzim Bashës dhe krijuan Lëvizjen për Ringritjen e PD.

Mbrëmjen e djeshme përfaqësuesit e këtij grupimi të ri politik u mblodhën në një takim në periferi të Tiranës, ku duket se kanë diskutuar dhe vijimin e aksionit të tyre, tashmë si një forcë e re alternative politike.

Në krye të kësaj force të re politike mësohet se do të jetë një prej zërave më kritikë ndaj qeverisë dhe opozitës, ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

THEMELUES TE BINDJA DEMOKRATIKE

Astrit Patozi
Fabian Topollaj
Arben Skënderi
Leonard Olli
Andi Përmeti
Ardjan Kollozi

 

 

4 Comments

  1. Bindja qe nuk bind as vete Patozin se lere me Topallajn apo Ollin.Gjithesesi Patozi I ka aq mend ta dije se Mosbindja nga Bindja peshon sa nje flluske sapuni .Megjithate nje sherbim sa do I Vogel,I behet Edi Rames,qellimi per te cilin nga Mosbindja u ngjiz Bindja.Nje burre si Patozi te mberrije deri Ne kete grade sa te behet kaq qesharak,nuk e kam prite.Ishte kriminale nga PD qe Patozi apo Topalli te mos ishin deputete,po aq kriminale ishte qe Flamur Noka apo Alban Zeneli te ishin deputete.Nejse. .. ….pune shqiptaresh………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu