• |
ide | kryesore

Bindja Demokratike, Patozi zbulon bisedën me Rudina Hajdarin

Lajme, Të fundit



Koordinatori i partisë së re Bindja Demokratike, Astrit Patozi, u pyet në emisionin Top Talk nëse Rudina Hajdari kishte qëllim që të bëhej udhëheqësja e kësaj partie të re.  Patozi u përgjigj kështu: “Jo. Bindja Demokratike ka lindur me qëllimin e mirë që të jetë ndryshe nga të gjitha forcat e tjera politike, që të mos jetë parti e liderit. Ndryshe, ne nuk do të ekzistonim fare në tregun e ideve.   Nuk mund të kishim kryetar përpara se të kishim partinë. Ne duam të bëjmë të kundërtën e asaj që bëjnë partitë kryesore”.

Patozi shtoi: “Kam konsideratën më të lartë dhe vlerësimin maksimal për zonjën Hajdari.

Ne mendojmë se e rëndësishme është ideja dhe qëndrimi, jo njeriu. Kemi pasur dakordësi shumë të madhe për nevojën që ka Shqipëria për një politikë të re. Ne e konsiderojmë gabim politik djegien e mandateve.

Kemi shumë qëndrime të përbashkëta, por ky projekt politik ka nevojë për dëshirë dhe çdo njeri bën llogaritë e veta. Zonja Hajdari është e ftuar dhe do të ketë vendin e saj te Bindja Demokratike. Ajo ka qenë frymëzuese e idesë që Shqipëria ka nevojë që forcat politike të shkojnë në zgjedhje”.



8 Comments

  1. Enderro si qemoti Taku Njgjela.Bamir Tpoja -Bojaxhiu-e shume te tjer perpara ketyre ku prape i lepine bythen Berishes.Keshtu do kantandisen keta mjerane.

  2. Kam thene nje here qe nuk e di si merret me rudinen ky. Mire qe doli prova qe nuk u merrka vesh, se po filloja te ndjehesha xheloz per inteligjencen e patozit.

  3. Rudina e donte Partia e Idealeve te Dhjetorit(PIDH), ky s’ngjonte…..
    Ishte me bindje ke rruga vet’

  4. Te te rroje sa malet agjenti Bisturia o Stalin,jepi jete nga jeta jote o Stalin,por leri te tjeret te bejne si duan o rrotKari

  5. O ti i felliquri i komenteve’ Ipaemer, qofsh gjithmone i tille se je me funderrina e portalit, por edhe zgjebesi me morrat e kuq, me i ndyri e pamend, e tru.Mete zezin kryeminister, qe kemi tani, qysh se na erdhet me vjedhje, e blerje, nuk ka patur kesi lloje fare kuqalesh maskarenj, e njeri nga kjo tufe maskarenjeve je edhe ti. Shih, se tek partia e kurvave te kuqaleve te trasheguar, ke spiune, kriminele, hajdute, mashtrues, drogmene, e ske sy e faqe ti or kerrme e muqaleve tu kundra vihesh demokrateve qe japin mendimin e tyre, e mes tyre jam edhe une, qe me ke ofenduar, por e ke marre reston> Hemorraidi i Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *