• |
ide | kryesore

Gjatë këtij viti do të publikohet libri i papërfunduar i Prince

Paparazzi, Slider



“The Beautiful Ones”, libri biografik i papërfunduar i yllit të popit Prince, do dalë në treg në tetor. 50 faqet e shkruara me dorë, që Prince i shkroi një muaj para vdekjes së tij, do jenë baza e librit, që mendohet se do jetë një album i jetës së tij. Gjithashtu do përfshijë fotografi të rrallë dhe tekste kënge të shkruara me dorë nga këngëtari, së bashku me skenarin origjinal të Purple Rain. Botuesit e Random House thanë se libri do jetë ‘thellësisht personal’. Prince, i cili vdiq në prill të vitit 2016, nga një mbidozë aksidentale e ilaçit për dhimbje fentanyl. Ai ishte një nga tre yjet më të mëdhenj të viteve 1980, së bashku me Madonnën dhe Michael Jackson. Ai rrallë jepte intervista dhe ndërtonte mitologjinë e tij përmes muzikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *