• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas, Berisha ka një tjetër version për të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të personit të pestë, i dyshuar si autor për grabitjen e miliona eurove në 9 prill 2019, në aeroportin e Rinasit dhe pas njoftimit se i arrestuari Alkond Bengasi pranoi bashkëpunimin me drejtësinë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky është i gjithi skenar i shtetit që pasi vodhi dhe “dogji” paratë kërkon ta mbulojë ngjarjen me koka turku.

Më tej Berisha shkruan se të arrestuarit e tjerë që janë viktima të një farse të turpshme kriminale mbahen në qeli prej tre ditësh pa avokat dhe në terror me shpresën se do të pranojnë akuzat fallso të Alizotit bis.

Reagimi i plotë:

Eureka!

Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi!

Te dashur miq, vazhdon perpjekja per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit te dt 9 prill ne Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit te Klement Çales “ik, zhduku se na duhet te akuzohesh ne mungese per anetar kryesor te bandes shteterore qe realizoi grabitjen e shekullit madje dhe qe dogji 10 milion eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkepuntore te drejtesise Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thane publikut se Bengasi, sikur te ishte truri, u tregoi gjithçka per banden dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujen e picerine, paçka se sipas tyre ai kishte marre pjese vetem ne lyerjen me boje ne servis te mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore.

Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmet e gishtrinjve te tij qe u gjeten ne mikrobuz. Njelloj si Alizoti, bashkepuntori me gjithe kontributin e tij u sigurua me masen arrest me burg.

Te arrestuarit e tjere qe jane viktima te nje farse te turpshme kriminale mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco te Alizotit bis. Turp! Krim!

Narkoshteti pasi vodhi parate dhe i “dogji” ato, tani vrapon ti mbuloje me koka turku.

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! sb



9 Comments

  1. Mbasi laku po ngushtohet ky del me version tjeter,deri dje fliste qe banditet ishin te qeverise,kur policia po I arreston nje nga nje,ky ndjehet keq aq keq sa ka filluar te flase me vete,o zen mere babin perdore dhe nxirre shetitje nga vicidoli

    1. O bythqim sicilist, morr i kuq pabuks qe rron ose me vjedhjet e Rramfrrokut ose me leket e taksapagusve te ndershem, te qifshin qente qe rrine para PS mu ne goj

  2. Bythelepirja nuk shkon jashteshtetit,prandaj u ktheve ne vicidol,o te qifshin shpellaret e skifteret e malokut

  3. Te mashtruarit qe dalin me komente qe i besojne idiotit te sektit, Rama, se policia po punon ,dhe na qenka ne rrugen e duhur, nuk na thone se jane kapur pseudo hajdute, bojaxhinj, e te qarkut qe mbase kane njohje, por qe te jene bashkepunetore, apo doras ne vjedhje, akoma nuk kemi degjuar asnje fakt. Pastaj, pse nuk thoni qe ministri i brendeshem i beri parate e vjedhura te djegura, ce shtyu, ku i ka faktet, mos eshte loder e mashtrim, qe parate te mos kerkohen me, e nga ana tjeter thuhet se policia po punon. E, kush eshte mashtruesi e anti informali me i drejte. Prandaj nuk jeni te besuar, por te trilluar vetem per suksese ne ruajtjen e prapanices suaj, por edhe asaj do i vije koha qe do tia cjerrin me thonj.

  4. Se di sa e vertete eshte kjo qe thote Saliu, por me duket e pa llogjikshme qe policia te gjej gjurmet e grabitesve ne furgon, dhe qe punonjesi i servisit te kete dijeni per planin e grabitjes. Ato nuk e kane blinduar furgonin, thjesht e kane lyer. Kjo puna e te “penduarve” nuk e di pse por me kujton kohen e diktatures ku njerezit e pranonin fajin edhe pse e dinin qe i priste denimi me vdekje ( jo se e kam jetuar vete po nga ca kemi lexu e pare neper dokumentare).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *