• |
ide | kryesore

Guardiola thumbon United përpara derbit: “Më parë të fuste frikën, por tani…”

Sport



Një derbi për të mos u humbur, ai që do të luhet nesër në mbrëmje mes Manchester United e Manchester City. Red Devils nuk mund të dështojnë nëse nuk duan të komplikojnë garën e tyre drejt vendit të katërt, ashtu si edhe Citizens nuk mund ti lejojnë vetes të humbasin pikë për të mos i hapur rrugën drejt titullit Liverpool. Një ndeshje që Pep Guardilola, tekniku i City, e ka prezantuar kështu në konferencën për shtyp, sipas asaj që bën të ditur Mirror.

“Një nga motivet për të cilin ky klub është rritur shumë në 10 vitet e fundit është se skuadra nuk ka më frikë të shkojë të luajë në Old Trafford. Më parë ishte e vështirë, ndërsa tani, falë rritjes së City, sfidat janë të ekuilibruara. Në tre sezone që kur jam këtu kemi bërë më mirë ne se ata, por këtu nuk bëhet fjalë për të mundur United: në lojë është titulli. Do të jetë një derbi e si gjithë ndeshjet e tilla, do të jetë një garë speciale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *