• |
ide | kryesore

Hajdari: Patozit i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time

Lajme, Të fundit



“Zotit Patozi i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time” – tha deputetja Rudina Hajdari, në lidhje me krijimin e partisë së re, “Bindja Demokratike” për të cilën tha se nuk do të jetë pjesë e saj.

“Kam folur hapur me krijuesit, por nuk kam pasur asnjë lloj roli në krijimin e kësaj partie. Lajmet dolën se unë isha shprehur hapur, isha pro mos bojkotimit të zgjedhjeve. Isha pro dhe të formimit të një forumi politik që do përfaqësonin demokratët. PD dhe partitë e tjera kanë zgjedhur një mënyrë anti-kushtetuese dhe jo të përshtatshme të një vendi që kërkon të futet në BE”, – tha Rudina Hajdari.

Sipas saj prioriteti kryesor do jetë grupi parlamentar demokrat.

“Çdo gjë tjetër e shikoj pak të vështirë nuk dua që gjerat të ndodhin shpejt, duhet të jemi të matur. Nuk kam pasur asnjë rol në këtë parti politike”, – theksoi më tej zonja Hajdari, e cila tregoi se ka pasur ftesë nga zoti Patozi. E sa i përket fotos me Astrit Patozin, ajo tha se ishte e bërë disa kohë më parë dhe jo gjatë ditëve të fundit.



8 Comments

  1. Kiri merre. Motren per leshi hidhja mandatin poshte e te dal ne protest te nderoni babain tuaj azemin ndryshe nderroje emrin ne Kari

  2. Kjo pjeska e mbterur pa pjekur, eshte cec nje debile pa asnje vlere.
    Kjo po bene rolin e Dhene nga Rama. Rames i intereson qe Rudi te krijoj parti, Rroskoveci te krijoj parti, Topalli te krijoj parti, Imami te krijoj parti. E keshtu ai vazhdon te behet me i gorte.

  3. Duhet pranuar për hir të vërtetës se edhe Berisha ka bërë gabim që ngriti në funksione të larta partiake politikanë mediokër si Patozi apo edhe Basha ka bërë gabim që për hir të Azem Hajdarit, futi në lista për deputete të bijën e tij pa asnjë eksperiencë e pa aftësi komunikimi, por si njeri edhe tjetra, nuk mundë të cilësohen si deputetë të lidhur me kriimin e bandave të trafikut të drogës, si ata që përzgjodhi Rama.
    Fakt është se nga PD edhe ata që u shkëputën prej saj duke i dalë kundër Berishës, e krijuan ca partiçka si ajo e Spartak Ngjelës, kur panë që nuk krijonin elektorat, shumica prej tiyre u rikthyen në PD e vetëm një pjesë e vogël e tyre e përzjerë me veprime korruptive, apo prejardhje të dyshimtë familjare, ju bashkua PS.
    E dëgjova Patozin që të llomotiste në studiot televizive të kapura nga Rama, që të trimërohet duke vënë paralele midis partisë së tij “foshnjë” akoma të pa provuar në elektorat, e Partisë Demokratike që përmbysi diktaturën monopartiake enveriste. Ndnëse nuk e fshihnin gëzimin e tyre “anal-istët” e gazetarët pro Ramës që Patozi doli pro Ramës e kundër PD, sadoqë u përpoqën duke e pyetur se ku qëndronin ndryshimet në “bindjen demokratike” të tij, nuk që i zoti të skjaronte publikun, veç të tregonte se është i një mendje me Ramën, se “Luli” është i pa aftë e ai paskej qenë më i afti në PD ????????
    Për Rudinë nuk po shkoj më tutje se që me dy tre “fjalimet” e saj në Kuvend, u bë objekt barcaletash në Shqipëri, e i vetmi që e vlerëson “intelektin” e saj , është Patozi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *