• |
ide | kryesore

Humbi jetën duke punuar në gurore, Policia procedon teknikun e firmës

Lajme, Të fundit



Pas aksidentit të së dielës në guroren e Malit të Tomorrit që shkaktoi vdekjen e një punëtori, 36-vjeçarit Besnik Kanani, Policia e Qarkut të Beratit ka nisur procedimin penal për teknikun e Kantierit të nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, Vangjel Demirit, 77 vjeç nga Tirana. Kanani humbi jetën gjatë punës i zënë përfund një kamioni të mbingarkuar me gurë gëlqerorë.

Në 24 orët e para të njohjes me ngjarjen, Policia e klasifikoi vdekjen e Kananit si aksidentale, ndërsa nga këqyrja e rrethanave, ka vendosur ditën e sotme për procedimin penal të Demirit në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Prej më shumë se një viti, veprimtaria e nxjerrjes së gurit dekorativ dhe atij gëlqeror të mermerizuar nga mali i Tomorit është shpallur në papajtueshmëri me rregullat e mbrojtjes së mjedisit dhe është ndaluar me urdhër të Ministrisë përgjegjëse, por aktiviteti i firmave ka vijuar në mënyrë sporadike.



1 Comment

  1. Kush valle eshte pronari i guroreve me malin e Tomorit? Po i guroreve ne Kruje dhe ne malin e Dajtit? Ate floririn shkoni dhe arrestoni sepse deri tani shume hallexhi jane aksidentuar per shkak te ketij halabaku padin dhe paiman. Pale del dhe mban fjalime ne diten boterore te Tokes, cfare krijese e peshtire dhe e neveritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *