• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Bayern Mynih gati të pranojë ofertën për të drejtuar të birin në Bundesligë

Sport

Jurgen Klinsmann është duke u kthyer në një pankinë të Bundesliga. Ish-teknikun e përfaqësueses gjermane e kërkon Hertha Berlin, klub në të cilin luan si portier djali i tij Jonathan, i datëlindjes 1997, që ndërkohë ka bërë 17 prezenca me Under 20 të SHBA. Klubi berlinez është gati për një sakrificë të madhe ekonomike vetëm që ta ketë në pankinë personazhin që në Gjermani vazhdon të ketë një popullaritet të madh edhe për faktin që komenton ndeshjet e Kombëtares së Gjermanisë për rrejtin RTL. Për Klinsmann është i interesuar edhe Stuttgard, por Hertha ka lëvizur në mënyrë të vendosur e duket shumë pranë arritjes së qëllimit.

Deri tani Klinsmann ka patur vetëm një eksperiencë si trajner i një skuadre klubi: ishte tek Bayern Mynih në 2008-2009 dhe u shkarkua në 27 prill 2009 për shkak të divergjencave me drejtuesit bavarezë. Nga atëherë ka bërë trajnerin e kombëtares (ka drejtuar edhe pankinën e Gjermanisë nga 2004 në 2006) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 2011 në 2016. Për ti thënë “po” Hertha, Klinsmann ka kërkuar fuqi të plotë brenda dhomave të zhveshjes e në merkato dhe drejtuesit berlinezë duket të gatshëm ti plotësojnë dëshirën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu