• |
ide | kryesore

KQZ regjistron Ben Blushin në zgjedhjet lokale, reagon drejtori i TCh: Nuk drejtoj asnjë parti. Largimi nga politika, vendimi i duhur

Lajme, Të fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë “LIBRA” të ish-deputetit, Ben Blushi. Por edhe pse Blushi ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik, sërish KQZ e ka regjistruar Listën e  Barabartë si parti që do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit, me kryetar Ben Blushin.

Ndërkohë, ky i fundit, në një prononcim për “Panorama” thekson se ai është habitur nga regjistrimi i LIBRA me emrin e tij.

Blushi thekson se nuk ka ndërmend të garojë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se këtë ia ka komunikuar zyrtarisht edhe KQZ-së.

“Gati 1 vit pasi u largova nga politika sot u binda për të disatën herë që kam marrë vendimin e duhur kur dëgjova se KQZ me ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, partisë që kam drejtuar deri në janar te vitit 2018.
Meqë ky lajm me ka habitur si mua ashtu dhe ata që e kanë përhapur dua ti siguroj të gjithë se unë nuk kandidoj dhe nuk drejtoj asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkohe kam komunikuar zyrtarisht me KQZ për ti kërkuar të më çregjistrojë nga fleta e votimit. Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir”, thekson Ben Blushi.

6 Comments

  1. Po si mund të regjistrokërka KQZ një parti inekzistuese në zgjedhje, pa marë kërkesën e ish kryetarit të saj ?

  2. Tranzicioni tipik nga libra-t te televizioni. Bej nje vend zv/drejtori patozit, per pas 30 qershorit, se nga ty u frymezua dhe intervisten e pare te ti e dha.

  3. Mire e ke o Blush, kur kandidove dhe i the te palarat e rilindjes, ky milet nuk te votoi, por tallte trapin. Tani tall ti trapin me kete popull injorant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu